Përmes një deklarate për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, deputetja e PD-së, Oriola Pampuri ka folur për vendimin e Gjykatës në lidhje me masat ndaj 8 punonjësve të policisë në Elbasan.
Sipas saj bandat kanë qenë në bashkëpunim të fshehtë me segmente të policisë për të ndihmuar Ramën që të marrë mandatin e tretë.
Sipas saj përfaqësuesit e PS-së kanë qenë të angazhuar në blerjen e votave, dhe e gjitha kjo ka ndodhur me ndihmën e policisë apo nën hundën e saj.
“Është në nderin e prokurorisë dhe institucioneve të reja të drejtësisë të vijojnë punën për zbardhjen e të gjithë ngjarjeve që çuan në deformimin e vullnetit të shqiptarëve”, deklaroi Pampuri.