Në datat 13 dhe 14 mars, në Elbasan do të zhvillohet Panairi i Produkteve Bujqësore “Nga toka jonë në sofrën tuaj”, një aktivitet ku fermerë dhe prodhues vendas do të kenë mundësinë të prezantojnë prodhimet e tyre më të mira.
Panairi synon të promovojë prodhimet vendase, të lidhë fermerët me konsumatorët dhe të forcojë ndërveprimin midis sektorit bujqësor dhe tregut vendas.
Këtë e njofton vetë kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Mirëmëngjes, dhe me ftesën që të bashkoheni në Elbasan në Panairin e Produkteve Bujqësore “Nga toka jonë në sofrën tuaj”, ju uroj një ditë të mbarë”,shkruan ai, krahas videos.
