Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili e ka cilësuar serioze situatën e pandemisë në vendin tonë. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se pandemia është në rënie të lirë.
Sipas tij, menaxhimi i situatës paraprihet nga urdhrat e kryeministrit, çka kanë çuar situatën në këtë gjendje.
Vasili thotë se teksa Shqipëria është pushtuar nga vala e infektimeve, veprimet e qeverisë janë sikur nuk ka pandemi.
Postimi i Petrit Vasilit:
Pandemia ne renie te lire! Vala e Pandemise eshte ne zhvillim te plote dhe shume serioz. Sot serish nje numer shume i rende rastesh te reja, plot 1054 raste te reja me Covid! Menaxhimi paraprihet nga urdherat e kryeministrit, kjo eshte vertet skandaloze dhe e papranueshme.
Ne kete situate duhet te udheheqin profesionistet. Urdherat e kryeministrit na prune ne kete gjendje. Shqiperia e pushtuar nga vala e Pandemise veprimet jane sikur s’ka pandemi.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit janë raportuar 1.054 raste të reja me koronavirus në të gjithë vendin teksa kanë humbur jetën 3 qytetarë.
Duke filluar nga nesër (1 shtator), do të hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese duke filluar nga ulja e orës policore e deri tek kufizimet për hyrjen në territorin shqiptar.