Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Jori Delli u ndalua nga Policia mbrëmjen e djeshme teksa lëvizte me makinë në Tiranë.
Ajo ka postuar një video në Instagram, ndërsa ka zbuluar dhe arsyen se përse u ndalua nga efektivët.
“Panik”, ka shkruar modelja, e cila u shpreh se mendoi që mos ka bërë ndonjë gjë, por në fakt e kanë ndaluar për të bërë fotografi.
“Thashë po bëja ndonjë gjë por donin vetëm fotot, ja ku janë, 1, 2, 3”, thotë Jori teksa tregoi policët që po qeshnin.