Ylli i ekipit Dele Alli, ka zgjedhur ishullin grek të vipave, Mikonos, për të kaluar disa ditë pushimi sëbashku me të dashurën e tij Rubi Mae. Mirëpo gjatë qëndrimit aty, çifti ka kaluar disa momente paniku.

Futbollisti anglez për shkak të temperaturave të larta, ka humbur ndjenjat. Kjo gjë ka alarmuar të dashurën e tij, e cila menjëherë ka lajmëruar menjëherë dy burra për ta ndihmuar.

Këta të fundit kanë arritur të sjellin në vete futbollistin e Totenhemit, teksa e kanë shoqëruar më pas drejt rezidencës së tij. Ky moment nuk iu ka shpëtuar paparacëve, të cilët kanë arritur të shkrepin disa foto nga ajo që ndodhi në Mikono.