Ndeshja mes Egnatias dhe AF Elbasanit është ndërprerë pasi në minutën e 78-të një nga tifozët vendas u rrëzua nga tribuna. Menjëherë lojtarët njoftuan arbitin dhe ndihma mjekësore ishte e fokusuar për të.
Autoambulanca transportoi tifozin në spital për mjekim më të specializuar, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij. Lojtarët e Egnatias nuk pranuan të nisin ndeshjen pa mësuar për gjendjen e tij.
Për momentin dueli është ndërprerë dhe lojtarët janë pranë kampeve respektive.