Në rrjetet sociale po qarkullonin një video, në të cilën shihet sesi një peshkaqen del nga dallgët e turbullta, duke nxjerrë thuajse të gjithë trupin nga uji, ndërkohë që nënë dhe fëmijë qëndrojnë pak metra larg.
Meqë ra fjala, plazhi në fakt ishte i mbyllur në momentin kur u xhirua videoja, sepse gjashtë peshkaqenë të tjerë u evidentuan në zonë që prej datës 3 korrik.
Një roje plazhi dhe dy persona të cilat po notonin u sulmuan nga peshkaqeni.
Kjo është arsyeja pse të hënën, guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul u kërkoi autoriteteve të rrisin patrullimet, duke përfshirë përdorimin e dronëve dhe helikopterëve për të monitoruar bregdetin.