Disa të shtëna me armë janë dëgjuar në Vlorë pranë Ujit të Ftohtë.Ende nuk ka informacion të saktë për ngjarjen por sipas burimeve për Tirananews, të vdekur kanë mbetur dy persona dhe një tjetër i plagosur.
Shtetasi, Orest Rexho dhe shtetasi, Arjan Hasani, kane humbur jetën.
Ndërkohë që një person mësohet se ka mbetur i plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën. Personi i plagosur është identifikuar si Armando Sulejmani.
Gazetari i Panorama raporton nga Vlora se forcat e rendit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e këtij krimi.
Mësohet se personat që kanë qëlluar me armë kanë qenë në një makinë dhe janë larguar pas atentatit.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se autorët e ngjarjes janë larguar duke djegur edhe automjetin në fshatin Sherisht.