Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë sot publike listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet ndaj Turqisë dhe Andorrës, takimet e para zyrtare të kuqezinjve për eliminatoret e Euro 2020.
Ajo që bie në sy nga lista e publikuar sot është mungesa e emrave si Lenjani, Ndoj, Manaj e Bare, të katër futbollistë të cilët po luajnë rregullisht me ekipet përkatëse dhe kanë qenë në formë shumë të mirë gjatë kësaj periudhe. Nuk ka ftesë as për Gurin, por ndërkohë është kthyer Kristal Abazaj, i cili po luan rregullisht në kampionatin kroat.
Ndërkohë, kthehen edhe emrat e vjetër si Abrashi e Sadiku, të cilët kanë munguar për dëmtim, apo edhe Aliji meqë ishte pa ekip. Ndërsa rishfaqet pas shumë kohësh Kristi Qose, i cili pat debutuar me fanellën kuqezi nën drejtimin e De Biazit