Papa Françesku do të varroset me këpucët e zeza dhe të konsumuara që ka veshur gjithmonë për vite me radhë.
”Asnjë solemnitet”, kishte kërkuar papa i ndjerë. Bergoglio do të varroset me këpucët e zeza ortopedike dhe të konsumuara nga përdorimi, me të cilat është shfaqur gjithmonë në publik.
Pa pompozitet dhe pa solemnitet. Bergoglio, papa i fundit do të zbresë “në tokën e zhveshur” i veshur me një palë këpucë ortopedike të zeza, të thjeshta dhe të konsumuara dhe jo me pantoflat që veshin papët e tjerë në ditën e varrimit.
