Papa Françesku krahasoi luftën në Ukrainë me gjenocidin nazist të hebrenjve.
“Kujtimi i kësaj ngjarjeje të tmerrshme le të zgjojë tek të gjithë synimet dhe veprimet për të arritur paqen”, tha Ati i Shenjtë, duke përmendur konkretisht operacionin “shfarosja”.
“Kështu përsëritet historia. Sot ne shohim se çfarë po ndodh në Ukrainë. Rusia e quan pushtimin e saj në Ukrainë një ‘operacion special ushtarak’, qëllimi i të cilit është ‘denazifikimi’ i vendit dhe zhdukja e nacionalistëve që i konsideron të rrezikshëm. Ukraina dhe aleatët e saj akuzojnë Moskën për një luftë të paprovokuar për të marr territorin nga fqinji i saj properëndimor”, shtoi Papa.
Papa ka dënuar ashpër lëvizjet ruse që nga fillimi i pushtimit në shkurt. Muajin e kaluar, ai tha se ukrainasit po vuanin “martirizim për shkak të agresionit”, ndërsa i krahasoi pasojat e luftës ndaj ukrainasve me “gjenocidin e tmerrshëm” të viteve 30-ta, kur uria mbretëroi në vend për shkak të diktatorit sovjetik Joseph Stalin.