Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Papa Françesku lutet për fundin e luftës

15:55 / January 1, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
papa francesku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në meshën e parë për këtë vit, Papa Françesku u lut për fundin e luftës në Ukrainë, ndërsa përkujtoi edhe Benediktin XVI që ndërroi jetë të shtunën në ditën e fundit të 2022-shit. Meshën e kësaj të diele, që është edhe dita e parë e 2023-shit, Papa Françesku e shfrytëzoi për t’u lutur për fundin e luftës në Ukrainë dhe vuajtjeve për njerëzit.

“Në këtë ditë, ne ndiejmë edhe më fort kontrastin e luftës në Ukrainë dhe zona të tjera që mbjellin vdekje dhe shkatërrim. Tek popujt e gjithë botës po lartësohet thirrja: Jo luftës! Jo riarmatimit! Të ardhurat të shkojnë për zhvillim, shëndet, ushqim, arsim e punë”.

Festa për Vitin e Ri në Vatikan u zbeh prej ndarjes nga jeta të Benediktit XVI, të parit Papë të dorëhequr në 6 shekujt e fundit. Një lutje Papa Fraçesku e bëri edhe për të.

“Të bashkohemi me zemër dhe shpirt për të falenderuar Zotin që na dhuroi këtë shërbëtor besnik të Ungjillit dhe Kishës”.

Trupi i tij do të qëndrojë në bazilikën e Shën Pjetrit që prej të Hënës do të jetë e hapur për homazhe për 3 ditë, para se të përcillet për në banesën e fundit më 5 Janar.

Lufta lutje papa francesku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.