Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Papa Françesku mesazhe për Lindjen e Mesme: Sulmet nuk janë kurrë zgjidhje, ato gjenerojnë urrejtje të re

17:17 / August 4, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
papa francesku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Papa Françesku, duke iu drejtuar besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit, foli edhe për zhvillimet dhe situatën e tensionuar në Lindjen e Mesme.

“Sulmet, dhe ato që konsiderohen të synuara, si dhe vrasjet, nuk mund të jenë kurrë një zgjidhje. Nuk na ndihmojnë të ndjekim rrugën e paqes, të drejtësisë. Ato prodhojnë më shumë urrejtje dhe hakmarrje”, theksoi Françesku. “Mjaft, motra dhe vëllezër, mjaft. Mos e mbytni fjalën e Zotit, paqe, por le të jetë fryt i Tokës së Shenjtë”, shtoi ai.

Ai bëri thirrje që palët t’i rikthehen dialogut, ndërsa përsëriti apelin e tij për armëpushim në Gaza.

“Duhet gjetur guximi i nevojshëm për të rifilluar dialogun dhe për të arritur një armëpushim në Gaza dhe në të gjitha frontet. Pengët duhet të lirohen, ndihma humanitare duhet t’i jepet popullatës civile”, tha Françesku.

Së fundi, ai përmendi shpërthimin që ndodhi në portin e Bejrutit katër vjet më parë. “Dhe sot populli i Libanit po vuan shumë, nuk i harroj familjet e viktimave të shpërthimit që ndodhi në portin e Bejrutit. Drejtësia duhet të vendoset dhe e vërteta duhet të mbizotërojë”, përfundoi Papa.

Lindjen e Mesme Papa Françesku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.