Papa Françesku deklaroi se kishte mbetur i mbyllur për 25 minuta brenda një ashensori në Vatikan dhe se ndërhynë zjarrfikësit.
Sipas mediave të huaja, Papa u kërkoi falje besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit të dielën për ardhjen me vonesë në fjalimin e tij të përjavshëm tradicional.
“Unë kam për të kërkuar faljen tuaj”, citohet të ketë thënë ai duke qeshur.
Me sa duket, duke iu referuar energjisë elektrike, Ati i Shenjtë tha se një “rënie e tensionit” bëri që ashensori të bllokohej.
Ai tha se zjarrfikësit e Selisë së Shenjtë e shpëtuan dhe u kërkoi njerëzve në shesh të duartrokisnin.