Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Papa: Priftërinjtë katolikë mund të bekojnë çifte të të njëjtit seks

11:42 / December 19, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
papa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Papa Françesku u ka dhënë pëlqimin e tij priftërinjve katolikë që të bekojnë çiftet e të njëjtit seks. Lajmin e bënë të ditur mediat italiane, dhe nënkupton se ndalimi i vendosur më herët nga komiteti kompetent i Vatikanit nuk është më në fuqi.

Kjo nuk do të thotë se lejohet martesa fetare e çifteve të të njëjtit seks. Është hera e parë që Kisha Katolike shprehet qartë për këtë temë, duke iu referuar “një bekimi për shëndetin, ndihmën e ndërsjellë, mbështetjen dhe paqen shpirtërore” të çifteve të të njëjtit seks.

Lëvizja konsiderohet si një hap i madh në përpjekjet e kreut të Kishës Katolike për të mirëpritur besimtarët e komunitetit LGBT+ në mësimet e kishës rreth martesës. Prej kohësh tashmë, Papa Françesku ka lejuar priftërinjtë të bekojnë një shumëllojshmëri të gjerë njerëzish. Megjithatë, Vatikani kishte kundërshtuar bekimin e çifteve të të njëjtit seks.

Rregulli i ri u prezantua nga prefekti i zyrës kompetente, kardinali Vitor Manuel Fernandez, i cili vuri në dukje se deklarata nuk modifikon “doktrinën tradicionale të kishës mbi martesën” pasi nuk lejon asnjë ceremoni liturgjike që mund të ngatërrohet me martesë sakramenti.

Papa Françesku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.