Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

“Paqe” në derbin Partizani-Dinamo, Skënderbeu me fitore shprese

19:07 / January 25, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MixCollage 25 Jan 2025 06 43 PM 5882
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të shtunë nuk kishte fitues në derbin mes Partizanit dhe Dinamos, sfidë e cila u mbyll në barazim 1-1. Dinamovitët i shkuan shumë afër fitores, por e pësuan në fund.

Itodo Mandela zhbllokoi rezultatin në minutën e 50-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Dajës. Megjithatë, në minutën e 92-të, Bintsouka shënoi me kokë dhe barazoi shifrat në 1-1, rezultat me të cilin u mbyll e gjithë ndeshja. Me këtë barazim, Partizani mban vendin e parë me 38 pikë, po aq sa edhe Dinamo e vendit të dytë.

Fitore të madhe dhe shumë të rëndësishme mori Skënderbeu, që mposhti 2-1 skuadrën e Teutës me përmbysje në Korçë. Durrsakët kaluan në avantazh me Llocin në minutën e 11-të, para se Bismark të barazonte shifrat në minutën e 38-të me penallti. Korçarët mbetën me 10 lojtarë në minutën e 67-të, pasi sulmuesi Bismark u ndëshkua me të kuq, por vetëm 12 minuta më vonë, të njëjtin fat kishte edhe Karabeci, që la Teutën me 10 lojtarë.

I ardhur nga stoli, Ermir Rashica shënoi golin e përmbysjes dhe fitores për Skënderbeun në minutën e 80-të. Sukses i rëndësishëm për bardhekuqtë, që mbeten në vendin e fundit, por i afrohen rivalëve me pikë. Korçarët kanë 19 pikë, 1 më pak se Laçi dhe 2 më pak se Tirana. Teuta mban vendin e shtatë me 23 pikë.

dinamo partizani Skënderbeu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lajm i keq për Hysajn, Lazio merr vendimin ndaj futbollistit të Kombëtares

21:49 / December 4, 2025

Botërori 2026/ Me Xhakën si imazh kryesor, Zvicra prezanton fanellat

19:27 / December 3, 2025

Gabim nga VAR, Juventusit iu anulua goli i rregullt kundër Udineses

16:11 / December 3, 2025

FSHF anuloi ndeshjen, lojtarët e Skënderbeut ikin nga stadiumi

15:14 / December 3, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.