Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Paqja fiskale, kryeministri Edi Rama: Falje për sipërmarrjet me detyrime të prapambetura

13:24 / November 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi rama5
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se paketa e Paqes fiskale është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2026, teksa theksoi se është konceptuar për të forcuar bashkëpunimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes.

Kreu i qeverisë theksoi se ky proces do të realizohet në dy forma kryesore, ndërsa paketa e paqes fiskale do të përfshirë falje për të gjitha sipërmarrjet me detyrime të prapambetura.

Sipas Kryeministrit, sipërmarrjet do të përfitojnë:

  • Fshirje e plotë e detyrimeve tatimore të papaguara që i përkasin periudhave më të hershme se 10 vite, të regjistruara në llogaritë tatimore të subjekteve.
  • Fshirje 50 % e detyrimeve për periudha 5-10 vite nëse shuma e mbetur paguhet njëherë brenda një afati të përcaktuar, së bashku me fshirjen e gjobave dhe të interesave.
  • Fshirje 25% e detyrimeve për të njëjtën periudhe nëse shuma paguhet me këste brenda 1 viti, gjithashtu edhe kjo me fshirje të gjobave dhe interesave.
  • Fshirje e gjobave dhe kamatëvonesave për 1-5 vite me kusht që të paguhet i plotë tarifa, tatimi ose kontributi i të njëjtës periudhë.

Edi Rama: Paqja fiskale është një paketë e shkruar, e konceptuar për të forcuar bashkëpunimin mes administratës tatimore dhe sipërmarrjes, epo ashtu anasjelltas. Do mbyllim çështjet e vjetra për të forcuar këtë bashkëpunim. Por si do të bëhet, procesi do të realizohet në dy forma kryesore, së pari do të ofrohet falje për të gjitha sipërmarrjet me detyrime të prapambetura.

Si do të jetë kjo falje?

  • Fshirje e plotë e detyrimeve tatimore të papaguara që i përkasin periudhave më të hershme se 10 vite, të regjistruara në llogaritë tatimore të subjekteve.
  • Fshirje 50 % e detyrimeve për periudha 5-10 vite nëse shuma e mbetur paguhet njëherë brenda një afati të përcaktuar, së bashku me fshirjen e gjobave dhe të interesave.
  • Fshirje 25% e detyrimeve për të njëjtën periudhe nëse shuma paguhet me këste brenda 1 viti, gjithashtu edhe kjo me fshirje të gjobave dhe interesave.
  • Fshirje e gjobave dhe kamatëvonesave për 1-5 vite me kusht që të paguhet i plotë tarifa, tatimi ose kontributi i të njëjtës periudhë.

Do tu jepet mundësia të gjitha sipërmarrjeve të korrigjojnë pasaktësitë në deklarimet e mëparshme në pasqyrat e tyre financiare.

Edi Rama Kryeministri paqja fiskale sipërmarrjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.