Efi ka bërë sot postimin e parë në Instagram pas daljes nga shtëpia e famshme. Duke postuar disa foto nga nata e mbrëmshme, ajo ka dhënë një mesazh të fortë për publikun dhe fansat.
“ME KOKËN LARTË DHE BUZËQESHJE NË FYTYRË.
Kështu nisi ky udhëtim për mua dhe kështu përfundoi. Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja të përzemërta dhe për mbështetjen që keni treguar. Kjo për mua ishte një eksperiencë që nuk do e harroj kurrë. Hyra në Big Brother për të treguar një anë tjetër timen, që ju që me shifnit mua 24/24ore pa asnje lloj filtri, per te njohur ate Efin qe perballe cdo gjeje, vendos te qendroj e drejte, zgjedh mos te heshti perball padrejtesive dhe qe nuk ben kompromisa per karakterin dhe dinjitetin e saj. Para lojes, vjen humanizmi. Para hipokrizise, vjen e verteta. Para hienave, vijne luanët”, shkruan Efi.