Një bisedë e çuditshme e zhvilluar mes një 19-vjeçari nga Florida dhe një punonjës të 911-ës po qarkullon në rrjet. Kjo bisedë bëri të mundur arrestimin e tij, pasi tejkaloi limitet e shpejtësisë dhe patrulla e policisë ju vu pas.
I riu nga Florida u arrestua më 5 maj, pasi në mënyrë të pakontrolluar, tej limiteve të shpejtësisë ai u arratis dhe nga patrulla e policisë. Madje për t’i bërë bisht burgut, prej gjestit që kreu, 19-vjeçari përdori numrin e urgjencës 911 në mënyrë që të shmangte arrestimin.
Biseda mes Nicholas Jones dhe punonjësit të shërbimit 911 bëri të mundur që të pikasej vendi në të cilin ndodhej djali që kishte shkelur të gjitha rregullat e mundshme.
Nicholas Jones tha gjatë bisedës me punonjësin e 911-ës: “Unë dua di… Unë u arratisa nga policët rreth 30 minuta apo 1 orë më parë…Unë isha ai djali që u largua…! Dakort, po për çfarë ju paguajmë ne juve, djema?! Se unë parakalova katër policë!”
Ndërsa 19-vjeçari mburrej se kishte parakaluar 4 policë të cilët nuk e kishin arrestuar dot, oficerët patën mundësi ta gjurmonin Jones dhe ta gjenin. Por, pyetjes se pse ai u largua dhe bëri të gjitha këto veprime, Nichola Jones nuk ju përgjigj!