Spartak Ngjela deklaron se SPAK do të fillojë të godasë edhe djathtas.
Në një intervistë për “Report Tv”, avokati shtoi se SPAK po ecën me doktrinën e goditjes së rangjeve të larta të politikës.
“Nëse SPAK është në lartësinë e duhur nëse rezulton se është korrupsion është një hap para në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri. 98% janë deputetë. Si të jesh ministër si të jesh deputet ngarkesa juridike personalitet janë e njëjta gjë. Problemi është shumë i thjeshtë të shikojmë si do të të ecin ngjarjet në lidhje me këtë arrest. Patjetër që do të shkohet dhe djathtas. Kur fillon lufta kundër një krimi që është bërë fenomen i një qeveria qoftë dhe korrupsioni fillohet nga pushteti. Fillohet nga pushtet. SPAK nuk mund ta fillojë nga opozita, por nga pushteti, deri tani jemi majtas. Pra ka filluar majtas, tani majtas u ngrit dhe më tepër rangu. Pyetja që bëhet është do të shkojë djathtas, mendoj se ka ardhur koha. Doktrina është e Bonapartit ai filloi majtas, pastaj i ra fisnikërisë. E ka hapur doktrinën tani dhe në shikojmë që SPAK-u po ecën me këtë të doktrinë, procesi për goditjen e rangjeve të larta të politikës”, tha Ngjela.