Në lidhje direkte me skype në Open Kreshnik Spahiu hodhi akuza mbi të tre partitë e mëdha politike.
“Eshtë më shumë se 14 numri i shqiptarëve të cilët iu është hequr viza në SHBA”- tha Spahiu.
Keni emra, kush është tjetër?– e pyeti Eni Vasili.
“Emra nuk mund të jap por di që u është hequr viza për në ShBA pushtetarëve aktualë, ish-pushtetarë, gjyqtarë dhe ish-gjyqtarë. Ka një lajm të mirë dhe të keq në këtë mes. Lajmi i keq është se nga 100 persona non-grata 14 janë shqiptarë. Lajmi i mirë është se vëmendja e ShBA-së është nga Shqipëria. Ne jemi populli më pro-amerikan në rajon dhe kemi klasën politike e cila punon kundër interesave të Amerikës, prandaj ka nisur hetimet”– tha Spahiu.