Orët e para të ditës do të kushtëzohen nga mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Më të dukshme vranësirat paraqiten në zonat përgjatë kufirit lindor.
Pasditja dhe nata do të vijojnë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme ku kthjellimet mbeten dominante. Temperaturat e ajrit janë rritur në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 4 gradë Celcius në mëngjes deri në 23 gradë mesdita.