Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Paris Hilton trondit me rrëfimin: Më përdhunuan kur isha 15 vjeçe!

00:01 / February 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
paris hilton 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Paris Hilton ka rrëfyer gjatë një interviste për revistën “Glamour” se është droguar dhe përdhunuar në moshën 15-vjeçare nga një burrë i moshuar në Kaliforni. Sipas Hilton, ajo dhe miqtë e saj takuan një grup burrash të moshuar në qendrën tregtare “Westfield Century City” , të cilët i ftuan në shtëpinë e tyre dhe u ofruan pije të gazuara me verë.

Ndonëse në atë moment ajo nuk pinte apo përdorte drogë, një nga burrat e detyroi të pinte, pas së cilës ajo filloi të ndihej e trullosur: “Unë nuk e di se çfarë më vuri, mendoj se ishte drogë,” tha ajo. Hilton pretendon se asaj i kishin “vjedhur” fëmijërinë.

Në shkollën “Provo Canyon” në Utah, ku ajo studioi për rreth dy vite, Paris rrëfeu se u detyrua të merrte drogë dhe iu nënshtrua disa testeve gjinekologjike gjatë natës.

“Isha një vajzë e vogël. Ndjej sikur më vodhën fëmijërinë,” tha Hilton. Kjo përvojë ndikoi në vendimin e saj, së bashku me atë të bashkëshortit të saj Carter Reum, për të patur djalin e tyre të porsalindur, Phoenix Barron Hilton Hilton Reum, përmes një nëne surrogate.

Përveç kësaj, Hilton foli edhe për abortin e saj në të 20-at, për të cilin “nuk donte të fliste sepse kishte shumë turp rreth kësaj” në atë kohë. “Isha fëmijë dhe nuk isha gati për këtë”, tha ajo. Sipas të dhënave të zbuluara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë , një në tre gra në mbarë botën ka pësuar dhunë seksuale ose fizike në një moment të jetës së saj.

paris hilton perdhunim rrefim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.