Rezoluta dhe rekomandimi i Parlamentit Evropian drejtuar Këshillit, Komisionit dhe gjithë instancave të tjera, ka dalë kundër nismës rajonale “Open Ballkan”. Kjo nismë është mes Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Shtetet si Kosova, Bosnia-Herzegovina dhe Mali i Zi janë kundër nismës.
Eurodeputetët e Parlamentit Europian janë dakord me çdo nismë që merret në kuadër të Procesit të Berlinit, por shprehin rezerva të forta për çdo bashkëpunim ekonomik rajonal iniciativë që nuk i përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Siç edhe është nisma e “Ballkanit të Hapur”, edhe pse një qëndrim i tillë që është bërë me dije shpesh është hedhur poshtë nga kryeministri Edi Rama si i ‘keqlexuar’.