Parlamenti Europian ka miratuar me shumicë votash rezolutën për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
412 nga 578 deputetë të Parlamentit Europian votuan Rezolutën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonise se Veriut.
Rezoluta përmend reformat që kanë ndërmarrë të dy vendet, si reforma në drejtësi në Shqipëri dhe marrëveshja e Prespës mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.
“Duhet pasur parasysh përparimi në reformën gjyqësore në Shqipëri, e cila përcakton kushtet për të përmirësuar pavarësinë, përgjegjshmërinë, profesionalizmin dhe efikasitetin e institucionet gjyqësore të vendit dhe rrisin besimin e njerëzve në organet gjyqësore.
Marrëveshja e Prespës e 17 qershorit 2018 për zgjidhjen e dallimeve dhe krijimin e një partneriteti strategjik midis ish Republikës Jugosllave të Maqedonia dhe Greqia është një marrëveshje historike që përfaqëson një model për stabilitetin dhe pajtimi në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili ka përmirësuar frymën e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal dhe duhet t’i hapë rrugën për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut” vlerëson rezoluta e Parlamentit Europian.