Anëtarët e Parlamentit Evropian i kanë kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale në Hagë të shqyrtojë lëshimin e një urdhër-arresti për presidentin e vetëshpallur të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.
Sipas tyre, Bjellorusia është përgjegjëse për dëmet e shkaktuara dhe krimet e kryera në Ukrainë, duke përfshirë edhe rolin e regjimit në transferimet e paligjshme të fëmijëve.
Raporti u bën thirrje institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm në nivel ndërkombëtar për të mundësuar ndjekjen penale të atyre udhëheqësve politikë dhe ushtarakë bjellorusë përgjegjës për krimet kundër njerëzimit.