Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Parodia e LaCivita-s, një lider me qira për një muaj

21:46 / April 14, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
La Latifi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Partia Demokratike nuk e ka për herë të parë që merr një këshilltar elektoral. Ka shumë fushata që e bën, madje edhe nga SHBA që janë edhe strategët më të shtrenjtë.

Në vitin 2005 u mor BG&R, që ishin më afër republikanëve, në vitin 2009 e 2011 u mor kompania Podesta, pikërisht në kohën e presidentit Obama, që ishte shumë afër administratës amerikane, më pas izraelitët afër Netanjahut etj etj.

Por në të gjitha rastet këshilltarët elektoralë kanë qëndruar në prapaskenë. Kanë përgatitur gjithçka duhet për skenën e liderëve. Skenografinë, fjalimet, mesazhin, strategjinë, slloganin, e mbi të gjitha PR mediatik të fushatës.

Ndërkohë, ajo që vihet re me LaCivita-n, ish-këshilltari republikan i zonës latine të fushatës së Trump, ai po sillet si një lider real i PD-së. Lider jo vetëm në tribunat kryesore të partisë së Berishës, por edhe në sjelljet populiste me militantët.

Të cilët, me amerikanin, duket se kanë gjetur një adrenalinë politike, që e kishin humbur prej kohësh. Kjo shikohet jo vetëm në fotot e selfiet që bëhen me LaCivita-n, i cili ka si gjithmonë popullaritetin e zakonshëm të amerikanëve në Shqipëri, por edhe në rrjete, ku militantët fanatikë të Berishës nuk flasin fare për “doktorin” po për “sherifin”.

Dhe në inatin që i shfryjnë Edi Ramës në rrjet, ata thonë: “Do ta tregojë sherifi ty”. Edi Rama, nga ana e tij siç pritej i ka dhënë një stilistikë semantike sherifit në latif, stilistikë, që sido t’ja kenë shpjeguar “dy yjet” e PR të Berishës, Chris LaCivita s’e ka kuptuar e nuk ka për ta kuptuar.

Shto këtu, edhe parodinë që është futur në rrjete si pasojë e ngjashmërisë së “Latifit” me deputetin e PS-së, Vullnet Sinaj, gjendja komplikohet edhe më shumë.

Komplikohet, sepse këshilltari amerikan, nuk ka arritur dot të kthejë në gjë serioze fushatën e Sali Berishës, të cilën jo vetëm fushata e Ramës ka tentuar dhe tenton ta kthejë në qesharake, por edhe vetë lideri i PD-së jep një dorë për këtë.

Për zotin LaCivita, kjo lloj fushate, pra e Edi Ramës i duket familjare pasi është e njëjta që fushata e Trump ka përdorur kundër Joe Biden-it, duke u kapur me gafat e roitjes së tij si shkak i moshës së shkuar.

Natyrisht që ka sens përdorimi i “sherifit-latif” si një lider me qira për një muaj, pasi ai është amerikan, ka qenë në fushatën e Trump, e ka dalë në konferencën e shtyp të fitores së nëntorit.

Sali Berisha po tenton që të japë një mesazh fanatikëve të tij se ai nuk është i padëshëruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por e gjitha kjo është thjeshte një iuzion. I cili do të përfundojë, kur mbaron edh qiraja e “sherifit-latif”.

LaCivita lider muaj parodia ylli pata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.