Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Partia Demokratike: ARRSH i jep tenderin kompanisë me 2 milionë euro më shumë

11:55 / July 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bozdo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka denoncuar procedurën për shpalljen e fituesit të tenderit për rrugën Fier Vlorë. Bozdo deklaroi se Evis Berberi ka shpallur fituese kompaninë e katërt në garë me ofertën dy milionë euro më të shtrenjtë se tre kompanitë e tjera. “Autoriteti i Rrugëve mund të hynte në librin “Guinness” me vendimet antiligjore, të papërgjegjshme dhe të kushtueshme. Partia Demokratike denoncon një akt të tillë, i cili nuk është i paprecedent për këtë qeveri, por nuk ka precedent në vende normale, ku qeverisja është transparente dhe llogaridhënëse”.

Deklarata e plotë

Për riprarimin e rrugës së vjetër Fier-Vlorë, ARRSH nuk kursehet. Sikur t’i kishte para të lëna trashëgim nga babai, Evis Berberi ia ka dhënë tenderin e rehabilitimit të rrugës, jo ofertës më të mirë prej 4. 5 milionë euro, por të katërtës prej 6.5 milionë. Dy milionë më shumë, në euro që nuk vijnë nga xhepi i tij, as i Ramës, por i taksapaguesve shqiptarë. Me dyshimin e fortë se nëse nuk dalin, një pjesë e tyre futen në xhepa zyrtarësh të korruptuar.

Autoriteti i Rrugëve mund të hynte në librin “Guinness” me vendimet antiligjore, të papërgjegjshme dhe të kushtueshme. Partia Demokratike denoncon një akt të tillë, i cili nuk është i paprecedent për këtë qeveri, por nuk ka precedent në vende normale, ku qeverisja është transparente dhe llogaridhënëse.

Tre pyetje që do bënte çdo qytetar, dhe ne i përsërisim në emër të tyre, janë:

• Pse kalohet te e katërta në listën e ofertave dhe shmangen tri të parat?

• Pse zgjidhet një ofertë që kushton 2 milion euro më shumë se konkurueset?

• Pse nuk ka transparencë të vendimmarrjes?

Partia Demokratike kërkon vëmendje qytetare dhe të organeve të drejtësisë, për shpenzime të tilla abuzive, dhe rrjedhimisht, korruptive. Alarmi bëhet edhe më i fortë, po të kujtosh borxhin publik të vendit, që po kap 100%-shin. Partia Demokratike falenderon median që investigon dhe publikon akte korruptive të tilla, dhe i bën thirrje organeve të drejtësisë të dëshmojnë se janë në krye të punëve, dhe pushtet i pavarur, jo një degë e thyer e qeverisë.

PARTIA DEMOKRATIKE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.