Partizani në këtë merkato të verës përveçse është përpjekur të sjellë lojtarë të talentuar dhe të afirmuar, ka punuar fort edhe për të ruajtur grupin e vitit të shkuar, që u shpall kampion. Kështu, edhe pse në adresë të të kuqve kanë mbërritur vazhdimisht oferta për lojtarët e tyre, presidenti Demi ka vendosur të rezistojë dhe të mos i lëshojë “xhevahirët” e skuadrës së tij.
I vetmi lojtar që është larguar pas një situatë shumë komplekse, pa pëlqimin e klubit, është Matondo. Emrat e tjerë si Rexhepi, Telushi apo Hoti, që vitin e shkuar ishin më së shumti titullarë, janë larguar me pëlqimin e klubit. Në total, Partizani ka arritur të mbajë plot 8 titullarë nga lojtarët e sezonit të shkuar. Hadroj, Sota, Atanaskoski, Rrapaj, Murataj, Cara, Mba apo Da Silva janë ende pjesë e “demave”, të paktën në këtë start sezoni