Ndëekohë që Skënder Gega nuk është më trajneri i Partizanit, Olsi Rma, drejtori i të kuqve, ka shkuar në Itali për të gjetur teknikun e ri.
Siç raporton “Rtsh Sport”, Partizani po kërkon ish- trajnerin e Lacios dhe të Romës, Zdenek Zeman.
Zeman është nga Çekia, 72-vjeç dhe skuadrën e fundit që ka trajnuar në Itali, ka qenë Peskara, ku luan dhe Memushaj.
Do të ishte një lëvizje e bujshme kjo e Partizanit, duke sjellë në Shqipëri një trajner me eksperiencë të madhe në futbollin italian.