Këngëtarja e njohur Barbana Dini e cila prej kohësh po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa muaj më parë zbuloi se kishte gjetur dashurinë e jetës dhe konfirmoi zërat se ishte fejuar.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka festuar ditëlindjen e saj me miq dhe të afërt. Por momenti më i bukur i mbrëmjes ishte kur partneri i këngëtares është ulur në gjunjë duke i propozuar për martesë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Barbana në rrjetet sociale. Njeriu që i ka rrëmbyer zemrën këngëtares, është një biznesmen shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara me origjinë nga Shkodra, qyteti ku ka lindur dhe Barbana.
Burime pranë saj kanë treguar se ka qenë pikërisht një njohje familjare që ka bërë të mundur takimin dhe lidhjen e tyre. Këngëtarja ka zgjedhur që ta mbajë të fshehtë identitetin e partnerit të saj pasi në fotot që ajo publikon më të preferon të mos e tregojë fytyrën e tij.