Tashmë, regjisori Eduart Grishaj, ka filluar të njihet në media edhe si partneri më i ri i prezantueses Arbana Osmani duket se paralelisht me emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’, po punon dhe për realizimin e klipit të Xhensila Myrtezaj.
Të gjithë menduan se Xhensila ndodhet në Venecia të Italisë për pushime me bashkëshortin Bes Kallaku, por jo. Regjisori Grishaj ka konfirmuar klipin e ri të këngëtares.
Ai dje ka publikuar një foto me këngëtaren me mbishkrimin në ‘Instagram’: ‘Pas një dite të gjatë, por të bukur xhirimesh, me yllin Xhensila Myrtezaj për një super këngë’.
Kujtojmë që ky është klipi i parë i këngëtares, pas sjelljes në jetë të vajzës së saj, Ajkës.