Georgina vazhdon të kujtojë momentet e para të njohjes me yllin e futbollitr. Ajo ka zbuluar për ‘Elle’ se dyshja janë njohur në ambientet e punës të Georginës, në kohën kur punonte si asistente shitjeje në dyqanin ‘Gucci’ në Madrid. “U njohëm fillimisht kur punoja si asistente shitjeje.
Më pas, u takuam në një tjetër event të njohur. Aty mundëm të bisedonim në një ambient më të qetë, larg punës. Ishte dashuri me shikim të parë për të dy”, është shprehur modelja. Georgina dhe Cristiano kanë një vajzë 1-vjeçare, por ato jetojnë bashkë me 2 binjakët dhe djalin 8-vjeçar të futbollistit.