Savashi dhe Ahmeti janë dy parukierë turq që janë vendosur në Tiranë 10 vite më parë ku hapën edhe sallonin e tyre të bukurisë. Ata ndodhen në mes të Bllokut dhe punojnë në çdo ditë të javës për t’u ardhur në ndihmë klientëve
Në një intervistë për tirananews.al, Savazhi i njohur si parukieri i VIP-ve, tregon se cilat janë trendet më të fundit të modeleve dhe ngjyrave të flokëve, duke na dhënë edhe disa këshilla.
Jo vetëm kaq por ai tregon se si është të punosh me gratë politikane, duke qenë se disa prej tyre janë kliente të rregullta në sallonin e tij.
Pse ju vendoset të vinit dhe te nginit një biznes në Shqipëri, sa e njihnit ju vendin tonë?
Unë dhe kolegu im kemi 10 vite punë në Tiranë, ndërsa në këtë profesion kemi rreth 25 vite.
Unë nuk e njihja Tiranën, por ishte një shoku im që insistonte që unë të provoja të punoja si parukier në Tiranë, kështu vendosa të vij bashke një shok njëkohësisht koleg timin. Erdha e provova, dhe pas një viti kuptova që funksiononte. Kështu vazhduam të qëndronim. Ne kemi në plan të zgjerohemi, pasi puna ecën mirë.
Si është këtu fitimi krahasuar me një vend si Turqia që është më i madh dhe ka më shumë banorë?
Shiko, kjo punë është gjithandej njësoj, pasi në dorë e ka cilësia, nëse nuk punon mirë edhe në Turqi puna nuk ecën edhe nuk fiton mirë, ama nëse punës i përkushtohesh dhe synon cilësinë, kudo do të jesh i suksesshëm.
A mundet të vij çdo kush në sallonin tuaj, pasi të gjithë e duam cilësinë, por ajo kushton?
Ne jemi mësuar t’u ofrojmë shërbime cilësore, dhe çmimet janë standarde, ata që duan cilësinë tonë dhe mund ta përballojnë vijnë të tjerët e dinë dhe nuk vijnë.
Ju keni shumë klientë të njohura në fusha të ndryshme, por unë do ndalem te politikanet, pasi e dimë që shume prej tyre preferojnë të vijnë tek ju, çfarë kërkojnë më shumë ato dhe a janë tekanjoze?
Tek ne vijnë shumë VIP-a, të fushës së politikës, ekonomisë, showbizzit,
gra të biznesit, por edhe shumë të tjera.
Sa për kërkesat e tyre ato janë normale, të punosh me femrat është vështirë, por unë punoj me klientët prej vitesh dhe njoh shijet e tyre dhe e di se çfarë kërkojnë.
Sa për tekanjoze s’mund të them edhe për faktin se veçanërisht femrat politikane mundohen të mbajnë një imazh të caktuar, ato nuk bëjnë ndryshime radikale, ato bëjnë ndryshime minimaliste në modele dhe në ngjyra, edhe kur bëjnë ndryshime ato vijë në mënyrë graduale.
Cilat janë tendencat më të fundit të modeleve dhe ngjyrave të flokëve, çfarë kërkohet me shumë në sallon?
Në fakt, gati çdo tre muaj kemi modele dhe ngjyra të ndryshme flokësh. Më të preferuarat dhe më në modë për momentin janë ngjyrat e ngrohta si karamel. Ndërkohë që prej kohesh preferohet prerja e drejtë. Ndërsa kemi një element që po përdoret shumë këto kohët e fundit që është ballukja. Preferohet ballukja e gjatë, anash, por jo drejt fare.
Krehjet janë të thjeshta, por gjithsesi në ofrojmë çfarë kërkojnë njerëzit.
Sa rëndësi ka trajtimi përveç bojës?
Po nëse është flok bjond që dëmtohet edhe më shpejt sigurisht që duhet të bëhen trajtime që janë nga më të ndryshmet, por duhet të dini diçka nuk duhet të prisni rezultat që në herën e parë, pasi ai është një proces që vijon. Përshembull pas plazhit, floku ka nevojë për trajtim, por s’do të thotë që floku do të bëhet i shëndetshëm vetëm me aplikimin e një maske. Duhet durim për të pasur rezultate.
Ndërsa te flokët e pa abuzuar sigurisht që kemi nevojë për më pak trajtime/Tirananews.al