Një tjetër ndarje në showbizin e huaj!
Këngëtarja Billie Eilish dhe Jesse Rutherford i kanë dhënë fund lidhjes pas pothuajse një viti së bashku. Lajmi është konfirmuar nga përfaqësues të ekipit të Billie-t për “People”.
Dyshja janë ndarë në paqe dhe kanë vendosur të mbeten miq.
“Mund të konfirmojmë se Billie dhe Jesse u ndanë miqësisht dhe mbeten miq të mirë. Të dy janë aktualisht beqarë”, thuhet në deklaratë.
Eilish u pa për herë të fundit duke u shoqëruar me Rutherford në Coachella muajin e kaluar. Nuk dihet nëse ata kanë nisur frekuentimet me persona të tjerë.