Tërmetet vdekjeprurëse me qendër në Kahramanmaraş, rrafshuan plotësisht ndërtesat në lagjen Antakya të Hatay-t.
Pas 12 ditësh, në një kompleks pallatesh të shkatërruar në këtë zonë, janë dëgjuar zëra nën rrënoja. Sipas gjasave, bëhet fjalë për 3 persona, por ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet.
Deri më tani, ekipet nuk kanë mundur të flasin drejtpërdrejt me njerëzit nën rrënoja, kështu që nuk dihet gjendja e tyre.
Mendohet se janë gjallë të tre, pasi reagojnë ndaj thirrjeve të herëpashershme. Duke qenë në ditën e 12-të pas tërmetit fatal, skuadrat kërkuese janë të vetëdijshme për gjenden serioze shëndetësore të të mbeturve nën rrënoja, ndaj po përpiqen të hapin rrugën sa më shpejt.