Ka qenë kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla që ka bërë të ditur se Qazim Sejdini pas 12 vitesh drejtimi të Bashkisë së Elbasanit, do të tërhiqet nga kandidimi për zgjedhjet e 30 qershorit.
Në emisionin Open në Top Channel ai u pyet për kandidatët, ku tha se Sejdini është tërhequr për arsye personale. “Qazim Sejdini ka vendosur që të mos jetë më kandidatë në krye të Bashkisë së Elbasanit. Është një vendim i tij”, tha Balla.
Qazim Sejdini drejton Bashkinë e Elbasanit prej vitit 2007 kur ai fitoi për herë të parë përballë Luçiano Boçi dhe më pas ka mundur me radhë të gjithë rivalët.