Një triko e djegur me cigare dhe e palarë për gati 3 dekada është shitur në ankand për 334.000 dollarë. Lideri i Nirvana, Kurt Cobain e veshi trikon e gjelbër gjatë performancës së grupit në MTV “Unplugged” në 1993.
Bluzja nuk është larë që kur e veshi për herë të fundit,
Veshja e të ndjerit thuhet se është triko më e shtrenjtë e shitur ndonjëherë në ankand pasi u shit në New York të shtunën. Artisti arriti sukses kolosal pas formimit të grupit Nirvana në vitin 1987. Por ai luftoi me famën, depresionin dhe varësinë nga droga.
Kurt Cobain vrau veten në prill 1994 në moshën 27 vjeçare