Forcat e Armatosura kanë nisur trajnime për operacionet luftarake duke përfshirë hedhjen e lirë me parashutë në lartësinë 5 mijë metra.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji ka shpërndarë në rrjete sociale videon e një prej ushtarakëve i cili bën hedhjen e lirë me parashutë. Kingji thotë se këto trajnime bëhen për herë të parë pas afro 30 vitesh.
Postimi i Arben Kingjit:
Aftësimi i personelit përmes trajnimit është një prej objektivave në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Për herë të parë pas afro 30 vjetësh, në trajnimet për operacionet luftarake është përfshirë hedhja taktike e lirë me parashutë në lartësinë 5 mijë metra.