Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi sot rifillimin e marrëdhënieve diplomatike mes vendit të tij dhe Çadit, një vend afrikan me shumicë myslimane gjatë vizitës së tij në N’Xhamena, njoftoi zyra e tij në Jeruzalem.
“Netanyahu, që është aktualisht për vizitë në këtë vend dhe presidenti çadian Idriss Deby Itno shpallën sot rifillimin e marrëdhënieve diplomatike mes Çadit dhe Izraelit, që janë thyer nga N’Xhamena në vitin 1972”, thuhet në këtë komunikatë.
Benjamin Netanyahu u prit në kryeqytetin e Çadit nga ministri i Jashtëm, Mahamat Zene Cherif dhe zyrtarë të tjerë. Më pasi ai zhvilloi një takim me presidentin e vendit, Idris Deby.