Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, atë të arrestit në shtëpi për Hermes Nikjan, i njohur si Zogu i Tiranës i përfshirë në një rrjet prostitucioni në kryeqytet.
Prokuroria ka apeluar vendimin pasi kërkonte kthimin në qeli të tij, kërkesë që nuk u pranua nga Gjykata.
Pas pesë muajsh në qeli, Hermes Nikaj u la në arrest shtëpie në maj të këtij viti. Ai akuzohet për prostitucion dhe shfrytëzim prostitucioni dhe u vu në pranga pas përgjimeve që e implikuan si pjestar të grupit.
Ashtu si në seancën në maj, Zogu i Tiranës nuk ka qenë i pranishëm në seancë, por përfaqësohej nga avokati i tij.