Gjykata e Athinës dënoi me 15 vite burg shqiptarin Aleksandër Luca dhe shtetasin grek, Manolis Koukouras për përdhunimin e një 19 vjeçareje.
Më herët gjatë muajit maj, ata u dënuan me burgim të përjestshëm për vrasjen e students greke, Eleni Topaloudi ngjarje e ndodhur më nëntor të vitit 2018.
Avokatët e të rinjve mohuan akuzat ndaj të rinjve si dhe kundërshtuan vendimin e gjykatës. Sipas autoriteteve greke, të dy të rinjtë kanë përdhunuar një 19 vjeçare vetëm 3 ditë pas vrasjes së students.
Fillimisht, ata e përdhunuan e më pas e lidhën me litar ku më vonë e hodhën në det. Në ekspertizën mjekësore rezultoi se studentja ndërroi jetë si pasojë e mbytjes.