Mbrëmja e sotme ka sjellë shumë diskutime mes Ilirit dhe Donaldit. Duke komentuar marrëdhënien me banorët e tjerë, raportin e Ilirit me Arjolën, Donaldi dhe Iliri kanë ngritur tonet duke mos reaguar kur Arbana i ka kërkuar të flasin dhe banorët e tjerë.
“Dilni jashtë tani. Dilni jashtë të dy, flisni jashtë”, i ka kërkuar Arbana duke insistuar që nuk mund ta vazhdojë diskutimin kështu pasi kjo vendos dhe atë në pozitë të vështirë.
Fill pas këtij momenti Donaldi ka kërkuar ndjesë dhe biseda ka vazhduar mes banorëve të tjerë.