Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pas debatit, ”Daily Mail” në Has: Të gjithë burrat janë larguar për në tokën e premtuar të Britanisë

09:26 / November 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1667549472xbpng 727
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk kanë të shteruar shkrimet e medieve britanike për shqiptarët dhe rrugën e të rinjëve drejt këtij vendi, edhe me gomone, por edhe ilegalisht. Pas gjuhës së përdorur nga sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, e cila për shqiptarët tha se po ”pushtojnë” Anglinë dhe kryeministri Edi Rama e quan si gjuhë nxitëse të ksenofobisë, është radha e një tjetër shkrimi nga media ”Daily Mail”, e cila lajmet për shqiptarët i ka veç se negative.

Media britanike ka bërë një shkrim për Hasin, një nga qytetet që ka “eksportuar” më së shumti emigrantë në Mbretërinë e Bashkuar. Gazetarët kanë ardhur në Shqipëri dhe kanë bërë një reportazh lidhur me qytetin, por edhe njerëzit që jetojnë në Has dhe trendin e tyre për t’u larguar nga Shqipëria.

”Javën e ardhshme, këshilltarët e Hasit do të miratojnë ndërtimin e një statuje të Mbretëreshës pranë sheshit kryesor, të financuar nga donacionet e dërguara nga emigrantët që jetojnë në Britani. Morina, një ish-mësues shkolle 52-vjeçar, tha: Do të qëndrojë në qendër të qytetit me kërkesën time. Njerëzit e Hasit do të japin paratë që fitojnë në Angli. Pas vdekjes së Mbretëreshës, ai organizoi një ditë zie zyrtare në Has, e cila u raportua në televizionet shqiptare si kryefjalë e ngjarjes. Ai shpjegoi: Statuja e re është për ta nderuar atë, sepse gjatë kohës së saj si monarke britanike, njerëzit tanë nga Hasi filluan të shkonin në Angli dhe ajo u dha atyre mundësinë për të gjetur punë dhe për të ndërtuar një jetë të re nga asgjëja. Ka aq pak të rinj që janë ende këtu sa nuk mund të mos e vini re. Eksodi i Hasit, thotë ai, është nxitur nga mungesa e punës. Nga popullsia e qytetit prej 5000 banorësh, vetëm 700 nga të rriturit kanë punë, 300 prej tyre në sektorin publik si punonjës policie, nëpunës civilë ose mësues të paguar nga shteti shqiptar. Banorët mbështeten shumë në paratë e dërguara nga Mbretëria e Bashkuar dhe nga djemtë e tyre për të përballuar jetesën. Në periferi të Hasit, kanë dalë vila të mëdha dhe të bukura, të ndërtuara me paratë e bëra në Britani”,-shkruan media ”Daily Mail”.

Albanian Has London
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.