Në Suedi, Rasmus Paludan, lideri i partisë të së djathtës ekstreme Starm Krus, dogji Kuranin para ambasadës turke në Stokholm.
Politikani danezo-suedez tha për gazetën Dagens Nyheter se djegia e Kuranit në Suedi nuk ishte ideja e tij.
Ai pretendon se sugjerimi për të udhëtuar në Suedi dhe për të djegur Kuranin erdhi nga gazetari Chang Frick, i cili bashkëpunoi me degën e kanalit propagandistik rus Russia Today.
“Ideja e tyre ishte të digjnin Kuranin para ambasadës turke”, tha Paludan.
Sipas Paludan, ai ka marrë edhe ndihmë financiare nga Frick, e cila ishte e nevojshme për të marrë një leje për demonstrata nga policia.
Frick ka konfirmuar për Dagens Nyheter se ka paguar tarifën në fjalë.
Megjithatë, Frick i tha tabloidit Expressen, se nuk e dinte paraprakisht se Paludan do të digjte Kuranin.
Sipas Frick, ai u përpoq të “lënë të kuptohet” se Paludan mund të bënte diçka tjetër në vend që të digjte Kuranin.