E kush nuk gëzoi për fitoren e Shqipërisë ndaj Islandës. Njerëz të njohur të artit e muzikës gjetën mënyrën e tyre të festës, por më e veçanta është ajo e Capital T.
Këngëtari ishte në stadium për të ndjekur ndeshjen, ndërkohë që më 19 shtator do të mbajë një koncert gjigant në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, të quajtur “Time Capsule”.
Por për fitoren e Shqipërisë ka vendosur të bëjë një dhuratë për fansat, duke ulur çmimin e biletave “për fansat më të mirë në botë”.
Bileta për zonën A do të kushtojë sot 10 euro, ndërsa bileta për zonën B vetëm 5 euro!
“Qaq jemi frymzu sot edhe na keni knaqe zemren fansat ma t’mire n’bote meritoni ni dhurate 🎁 per 24 oret e ardhshme Me fillim sonte prej ores 00:00 — TIME CAPSULE e shet zonen A 10 Euro dhe zonen B 5 Euro!! Ju dua”-shkruan Capital T krahas videos ku filmon veten pas ndeshjes.