Ushtritë moderne sot në botë po përpiqen që të sigurojnë sa më shumë armë që mund të kontrollohen nga distanca dhe të shkaktojnë dëme maksimale tek armiku pa rrezikuar jetën e njerëzve. Një shembull i armëve të tilla janë dronët Bayraktar TB-2.
Ministria e Mbrojtjes thotë se se “Dërgesa e parë e dronëve të armatosur “Bayraktar” TB-2 do të mbërrijnë brenda gjashtë mujorit të parë të vitit 2024”. Më 31 maj të këtij viti, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për kontratën ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë së njohur turke, “për furnizimin me sistem mjetesh ajrore pa pilot Bayraktar TB-2.
Kryeministri Edi Rama tha vitin e kaluar se Shqipëria do blejë 6 dronë të armatosur nga kompania turke “Baykar”. Marrëveshja e lidhur mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë turke nuk përfshin vetëm blerjen e flotës ushtarake të dronëve pa pilot, por edhe mirëmbajtjen e tyre, trajnimin e më shumë se 30 personave, që do përzgjidhen me ndihmën e kompanisë do trajnohen për qendrën e kontrollit.