Rihanna do të ketë së shpejti një linjë të veten të veshjeve dhe lajmi bëhet i ditur nga vetë këngëtarja dhe përfaqësues të kompanisë.
Ajo është bashkuar me kompaninë gjigante të makrave të luksit, LVMH, pjesë e së cilës janë dhe markat e njohura si Luis Vuitton, Dior etj.
Marka e re do të vendoset në Paris dhe do të mbajë emriun “Fenty”, ashtu si linja e të brendshmeve dhe kozmetikës që ka themeluar paraprakisht këngëtarja.
Linja do të ketë vizionin e modës që ka vetë Rihanna, dhe kjo e fundit është shprehur mjaft entuziaste në një postim në Instagram.
Gjithashtu ajo do të jetë gruaja e parë me ngjyrë që drejton një markë të vetën brenda kësaj kompanie.