Ditë më parë bëri bujë në media, largimi i papritur i Alesia Bamit nga ‘Klan Tv’ ku prej kohësh ishte pjesë e programit investigativ ‘Stop’, si një nga velinat. Deklaratat e lëshuara nga secila palë lanë të kuptohej se ka pasur një konflikt, por tashmë gjithçka ka mbetur pas.
Gjithsesi, bukuroshja e ekranit tashmë ka vendosur të ecë përpara dhe së shpejti do të jetë pjesë e “Top Channel”, televizionit që mendohet se u bë shkak për prishjen e marrëdhënieve me “Klan Tv”. Sipas burimeve për “RevistaWho.Com” Alesia do i shtohet moderatorëve të “E diell”, programit të së dielës që ka nisur transmetimin prej 3 javësh.
Ajo do të jetë pjesë e rubrikës që drejtohet nga moderatori, Flori Gjini. Pikërisht ky i fundit ka publikuar një video pak orë më parë për të treguar se do të ketë surpriza dhe se xhirimet kanë nisur. Surpriza e kësaj jave mesa duket do të jetë hyrja e ish-velinës së “Stop” shkruan gazeta express.
Kujtojmë se Alesia e ka nisur karrierën e saj si modele, duke qenë pjesë e seteve të shumta fotografikë dhe sfilatave të ndryshme.