Aktorja e humorit, Delinda Disha u bekua në gusht të këtij viti me djalin e dytë dhe për herë të parë ndan emocionet e saj:
“Ndihem një mbretëreshë mes 3 burrave. Kam bërë një lindje çezariane, të vështirë. Se kam patur mendjen kush më uroi, kush jo. Kam kaluar një post partium të rëndë me Konstandinin. Vendosëm një emër shqiptar dhe kështu do jetë edhe nëse bëj një fëmijë të tretë. Nëse do bëj vajzë, do t’ia vë emrin Tringa”, u shprej ajo teksa ishte e ftuar në programin “E diela jonë”.